Thirrje Albin Kurtit: Ki kujdes se mund të përfundosh si...

Lajme

Thirrje Albin Kurtit: Ki kujdes se mund të përfundosh si...

Nga: N.Sh Më: 14 tetor 2019 Në ora: 09:18
Albin Kurti

Pas helmimit të zyrtarëve të KQZ-së për shkak të kundërmimit nga hapja e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga Serbia, verifikimi i të cilave kishte filluar qysh dje në mëngjes, ka ardhur një paralajmërim për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të ketë kujdes.

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, thotë se Kurti duhet të ketë kujës pasi mund të përfundoj si ish-presidenti historik Ibrahim Rugova.

Kjo sipas tij, Kurti nuk mundet t’i përballoj helmimit.

Postimi i plotë:

Uji flenë por armiku jo...

Duhet me kuptua pa eufori mirë qëllimin e këtij "helmimit" Serb se mos po fshihet najë qellim tjetër kundër Kosovës edhe ma i helmushum sesa ky i sotit, zyrtarët e rij të qeveris të re që vin me siguri nga LVV dhe LDK duhet të kanë shumë kujdes gjatë punës të tyre zyrtare.. pastaj edhe në ushqim dhe pije të mos i kontaminojnë qëllimisht me medikamente kancerogjene nuk do ishte hera e parë.!

Albin ki kujdes se mund përfundosh si ish presidenti Ibrahim Rugova... mushkrit e juaja nuk munden ti përballojnë as edhe një helmimit krejt të lehtë e jo më poloniumit apo ..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat