Në Preshevë u mbajt manifestim përkujtimor dhe kulturor me moton “Kultura na bashkon” dedikuar poetës Fehime Selimit

Lajme

Në Preshevë u mbajt manifestim përkujtimor dhe kulturor me moton “Kultura na bashkon” dedikuar poetës Fehime Selimit

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 12:31
Në Preshevë u mbajt manifestim përkujtimor dhe kulturor me moton “Kultura na bashkon” dedikuar poetës Fehime Selimit

Në amfiteatrin e televizionit Presheva u mbajt Manifestimi “KULTURA NA BASHKON 2019” në theks të veçantë Tribunë Letrare për poeteshën e ndjerë Fehime Selimi.
Në Manifestim ishin një numër i madh i artëdashësve dhe poetëve nga të gjitha trojet shqiptare, njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

E pranishme në manifestim ishte edhe familja e Fehime Selimit (babai Mustafë Selimi, vëllai Selim Selimi me bashkëshorten e tij).

Po ashtu i pranishën ishte edhe shkrimtari i mirënjohur Ramadan Rexhepi me bashkëshorten si dhe mysafirë të cilët e bënë madhështore manifestimin.

TRIBUNA LETRARE

Pasiqë kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Bilall Maliqi, e shpalli të hapur Manifestimin filloi edhe tribuna letrare për Fehime Selimin , ku me kumtesat e tyre u paraqitën shkrimtari Hysen Këqiku dhe shkrimtari Bilall Maliqi. Për Fehime Selimin folën edhe shkrimtari nga Saranda Bardhyl Maliqi dhe studiuesi i njohur Prof. Dr. Nehas Sopaj.

U ndan edhe mirënjohje Poetes Fehime Selimi pas vdekjes me motivacion për kontribut në letërsi. Shkrimtarit Ramadan Rexhepi (për vepër jetësore), z. Qenan Hamdiut, veprimtarit të njohur shqiptar për kontributin e tij në sponzorizimin e pesë numrave të revistës letrare “Qëndresa”.

Dhe shkrimtarit nga Saranda Bardhyl Maliqi, Mirënjohje për arritje në në fushën e letërsisë.
Me mirënjohje u nderuan edhe kumtuesit: Hysen Këqiku dhe Bilall Maliqi.

 

ORA LETRARE

Në orën e madhe letrare lexuan 20 poetë nga të gjitha viset shqiptare. Ora letrare kishte karakterin garues.

Juria profesionale e përbërë:
Mexhid Mehmeti (kryetar), Havushe Kasumi-Ahmeti anëtare dhe Bajram Ramadani, anëtar,
përzgjodhën katër poezitë më të mira të lexuara në orën e madhe letrare.
Çmimi i parë:Odise Plaku nga Tirana;
Çmimi i dytë: Nexhat Rexhës nga Dardana
Çmimi i tretë: Selajdin Shabanit nga Kumanova
Çmimi special: Arsim Halilit nga Bujanoci
Këtë aktivitet e përcolli RTV ALDI Preshevë.
Në fund të pranishmit drekuan tek gjelltorja “Lozana” në Preshevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat