Hamza pritet në Departamentin e Shtetit

Lajme

Hamza pritet në Departamentin e Shtetit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 08:38
Foto nga takimi

Ministri në largim i Financave, Bedri Hamza, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit ku është pritur nga zyrtari i lartë Larry McDonald.

Hamza njoftoi McDonald për progresin që ka bërë shteti i Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe  financiar, me stabilitetit makro-fiskal, me borxhin e ulët që ka menaxhuar shteti i Kosovës, efektin e masave fiskale të ndërmarra për ta ndihmuar zhvillim e sektorit privat si dhe me sfidat që ka shteti i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit  ekonomik në të ardhmen.

Hamza falënderoi Thesarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera të shtetit të Kosovës në zhvillimin e tyre, një ndihmë e cila ka lënë gjurmë në zhvillim e Institucioneve të Kosovës.

McDonald shprehu zotimin që edhe në të ardhmen Thesari do ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike.

“Po ashtu z. McDonald përgëzoj Ministrin  Hamza për stabilitetin makrofiskal që ka arritur ti sigurojë shtetit të Kosovës, kujdesin e treguar me borxhin shtetëror si dhe masat fiskale të ndërmarra këto dy vite për sektorin privat”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat