Vrasja e Ivanoviqit: Pamje nga bastisja e banesës së policit serb në arrati

Lajme

Vrasja e Ivanoviqit: Pamje nga bastisja e banesës së policit serb në arrati

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 10:09
Pamje nga bastisja e banesës së policit serb në arrati

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Njëri nga të dyshuarit i cili është në kërkim nga policia e Kosovës, është Zhelko Bojiq- shef i operativës në pjesën veriore i cili dyshohet në fshehjen e provave në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Policia gjatë bastisjes së banesës së tij, ka arrestuar djalin e tij Velko Bojiq, te i cili janë gjetur armë dhe municion.

Mediat serbe kanë publikuar pamjet nga momenti kur policia ka hyrë në banesën e Bojiqit, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat