Zhduket i riu nga Lipjani, familjarët dhe policia në kërkim të tij

Lajme

Zhduket i riu nga Lipjani, familjarët dhe policia në kërkim të tij

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:52
Shqipdon Aliu

Një djalë 23 vjeçar nga Gadimja e Lipjanit është zhdukur nga data 12 tetor.

Bëhet fjalë për Shqipdon Aliun, i cili ka dal nga shtëpia në këtë datë dhe nuk është kthyer më.

Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët e të riut nga Lipjani për marrë detaje të rastit.

Valon Bllaca, djali i dajës i Shqipdonit i tha se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

” Po, e kemi lajmëruar rastin edhe në polici më datë 14 tetor. Ai ka dal nga shtëpia më 12 tetor, ka pas për t’u takuar me dikend në Prishtinë. Nga ajo ditë nuk dijmë asgjë për Shqipdonin. Në dokumente identiteti i tij është Shqipdon Alija”- tha Bllaca.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës nepërmjet zëdhënëses për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Me datën 14 tetor rreth orës 17:00 në stacionin policor në Lipjan është raportuar për një person të zhdukur. Njësitet përkatëse policore në koordinim me Prokurorinë janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Shqipdon Aliu është i gjatë rreth 1.60.

Familjarët lusin të gjithë ata që dijnë informacione për vendodhjen e 23 vjeçarit, të lajmërohen në këta numra të telefonit, ose tek Policia e Kosovës:

045 855 325 dhe 049 155 625.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat