Qendra për Analizë të Politikës Evropiane (CEPA): Kujtohuni, bisedimet e vetme të suksesshme janë ato ku nuk është përzier Moska

Lajme

Qendra për Analizë të Politikës Evropiane (CEPA): Kujtohuni, bisedimet e vetme të suksesshme janë ato ku nuk është përzier Moska

Nga: F.B Më: 17 tetor 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

Kosova ka rritur në një udhëkryq me rëndësi pas fitores befasuese të partisë opozitare në zgjedhjet e e 6 tetorit, thuhet në tekstin e CEPA nga Uashingtoni, shkruan “B92” përcjell “Bota sot”.

Qendra për Analizë të Politikës Evropiane (CEPA)  thekson se emërimi i të dërguarit të ri për përtëritje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë jep nxitje të re zgjidhjes përfundimtare të njërit prjj problemeve më të kontestuara regjionale, shkruan autori Janosh Bugajski.

Sipas tij gjatë fushatës zgjedhore, krimi, korrupsioni krahas arsimit e shëndetësisë ishin temat kryesore, por qeveria e ardhshme nuk mundet në mënyrë verbale të obligohet se do i ç’rrënjos keqpërdorimet më të mëdha, por duhet të filloj të arrij rezultate.

"Motot dhe premtimet nuk do të mund të qetësojnë zgjedhësit që janë gjithnjë më të frustruar me mungesën e zhvillimin ekonomik as të kënaqin akterët ndërkombëtar që mendojnë se Kosova është futur në stagnim ".

Lufta kundër korrupsionit duhet të përfshijë të gjitha institucionet qeveritare ndërsa rregullta dhe përgjegjësia gjatë paraqitjes së pasurisë duhet të jetë e aplikuar dhe me ligj e obliguar. Në të njëjtën kohë, kontaktet e zyrtarëve dhe drejtuesve të kompanive private duhet të jenë transparente, reforma në gjyqësi duhet të siguroj ndërrim të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë pasuruar duke falënderuar korrupsionin, thuhet në tekst.

Lideri i vetëvendosjes Albin Kurti mund të jetë figura me rëndësi në luftën e korrupsionit, pasi nuk është i përzier në punë të dyshimta.

Detyra e dytë me rëndësi për administratën e re në Prishtinë është uniteti ne zgjidhjen e kontestit me Beogradin. Formimi i shpejt i koalicionit ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës  do ishte sinjal i unitetit të fortë, mendon Bugajski.

Emërimi i Riçard Grenel si i dërguar special për dialog dëshmon përkushtimin e Shtëpisë së Bardhë për  normalizimin e raporteve Kosovës – Serbi, pasi veç është emëruar i dërguari për Ballkanin Metju Palmer thotë autori.

Ndonëse Grenel është i ri kur është në pyetje ky regjion, ai ka përvojën si ndërmjetësues në OKB, ndërsa Palmer përvojë nga Departamenti i Shtetit, që njeh mirë kompleksitetin e Ballkanit.

Sipas autorit, kontesti i normalizimit të raporteve mund të zgjidhet në tërësi vetëm nëse Serbia pranon pavarësinë e Kosovës. "Grenel do të jetë nën presion të madh të gjejë formulën për një arritje të tillë, përveç kësaj edhe përkundër përvojës si ambasador i ShBA-ve në Gjermani, ai duhet të punoj si tandem me përfaqësuesit e BE-së që kanë anëtarësi në Union si karrem për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor " , shkruan Bugajski.

Prishtina duhet të bashkëpunoj ngushtë me Grenel dhe Palmer, ashtu që të tregoj gatishmëri për kompromis në disa çështje të caktuar, siç është heqja e taksës në mallrat serbe.

"Nga ana tjetër, ajo duhet të largohet nga çdo hap i njëanshëm. Të dërguarit amerikan ndoshta do të jenë të hapur për shkëmbim të territorit, apo idenë që ndërrohen komunat në veri me shumicë serb, që Beogradi të pranoj Kosovën. Ata ndoshta do të hasin në pengesa politike, pasi kjo do ndikoj që qeveria e re në Prishtinë të humb mbështetjen në opinion nëse lejon lëshim të një pjese të territorit Beogradit".

Njëjtë, ka pak gjasa që qeveria e Serbisë të jap territor në Luginën e Preshevës, posaçërisht me afrimin e pranverës kur janë ofruar zgjedhjet.
Bugajski mendon se presidenti Vuçiq ka shprehu habinë me vendimin e Uashingtonit që të emëroj dy të dërguar special me qëllim të përshpejtimit të dialogut.

"Beogradi gjithnjë ka pritur nga Brukseli që te shtyjë arritjen e marrëveshjes me Prishtinën, duke shpresuar se do të mund të hyj në BE para se të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Kosovën ", shkruan autori.

Ai nënvizon se Moska po ashtu do të taktizoj se mund të neutralizoj apo pengoj çdo iniciativë amerikane, nëse qëllimi i saj është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe pranimi nga ana e Serbisë.

Sipas autorit, Kremlini ndoshta do tç mund të emëroj të dërguarin e saj për Ballkan apo të kërkoj të drejtë vote në dialogun e ardhshëm mes dy palëve.

Bugajski thekson se duhet të rikujtohet se marrëveshjet e etem të suksesshme të realizuara në regjion janë ato ku Moska nuk ka luajtur rol , përfshirë këtu Dejtonin në vitin 1995, marrëveshjen e Ohrit 2001, si dhe atë të Prespës ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së veriut në vitin 2018.

"Çfarëdo marrëveshje afatgjatë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të mbetet pa përzierjen e Kremlinit” ka përfunduar Bugajski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat