Der Leyen: Tirana dhe Shkupi kanë bërë përpjekje kolosale

Lajme

Der Leyen: Tirana dhe Shkupi kanë bërë përpjekje kolosale

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 20:34
Ursula von der Leyen

Kryetarja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është deklaruar rreth hapjes së negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

“Jam plotësisht e bindur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje kolosale për t’iu afruar standardeve evropiane dhe e meritojnë një sinjal pozitiv”, deklaroi sot kryetarja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, lidhur me hapjen e negociatave të dy vendeve me Bashkimin Evropian.

”Fatkeqësisht nuk ka sinjale pozitive për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi Der Leyen, e pranishme në samitin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat