Vuçiq: Për mua Kosova është pjesë e Serbisë, por nuk është e tëra e jona, por as e atyre

Lajme

Vuçiq: Për mua Kosova është pjesë e Serbisë, por nuk është e tëra e jona, por as e atyre

Nga: F.B Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:48
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se për te Kosova është pjesë e Serbisë, por nuk do të gënjej popullin dhe të thotë se “ e gjitha është e jona”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

"Nuk dua të gënjej popullin dhe të them se e gjithë Kosova është e jona dhe lehtë ne mund të tregojmë trimëri. Këtë nuk e pranoj sepse një zgjidhje e tillë e lehtë zakonisht shpie në humnerë. Unë popullit i them nuk është e tëra e jona, por nuk është e tëra as e atyre ", ka thënë Vuçiq për TV Pink.

Ai ka theksuar se është puna jonë të përpiqemi të gjejmë kompromisi, por kompromis nuk do të thotë që ne të humbim gjithçka, sikur që kemi humbur në kohën e Gjilasit , Jeremiçit dhe tjerëve.

"Ky është problem e palës tjetër, që mendon se mund të urdhëroj Serbinë, që të flas marrëzira në lidhje me taksat dhe masat e reciprocitetit.....Këtë e flas për Kurtin dhe të tjerët ", tha Vuçiq dhe ka ftuar ata që "vijnë në rend dhe të mendojnë çka flasin ".

"Nuk jemi ne as vëlla, e aq më pak vëllai i vogël, nuk mund të na maltretoni sepse nuk varemi ne nga ju, por ju vareni nga ne ", porositi Vuçiq.

Po ashtu ai i ka porositur shqiptarët se vetëm pasi të sillen mirë dhe të ndalin gënjeshtrat, që mos të ndjekin serbët nga veriu dhe nga pjesët e tjera të Kosovës, të vijnë edhe të thonë se duan të bisedojnë dhe pastaj do pasojnë bisedimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat