Reagon Tomë Gashi ndaj Prokurorisë për rastin e Astrit Deharit

Lajme

Reagon Tomë Gashi ndaj Prokurorisë për rastin e Astrit Deharit

Nga: N.Sh Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:03
Tomë Gashi

Avokati familjes së Astrit Dehari, Tomë Gashi, në ora 17:00 do të mbanë një konferencë për media pasi që Prokuroria Themelore në Prizren nuk ia dha raportin e ekspertizës familjarëve.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se do të mbajë konferencë së bashku me prindërit e Astrit Deharit dhe bashkëshorten e Astritit.

“NJOFTIM PËR KONFERNCË PËR MEDIA

Pas refuzimit të Prokurorisë Themelore në Prizren për dhënien e raportit-ekspertizës të Instituti Zviceran-Qendrës Universitare të Mjekësisë ligjore në Zvicër në origjinal- në gjuhen në të cilën është përpiluar, Prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari së bashku me bashkëshorten e Astritit Artën dhe avokatin e tyre Tomë Gashi do të mbajnë sot më 18.10.2019 në orën 17.00h Konferencë për media në zyrën e avokatit”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat