Avni Dehari: E pranojmë raportin zviceran, por për ne Astriti është vrarë

Lajme

Avni Dehari: E pranojmë raportin zviceran, por për ne Astriti është vrarë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 21:03
Avni Dehari

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari thotë se vet kanë bërë përzgjedhjen e Institutit të Lozanës për shkak të besueshmërisë që kanë zviceranët.

Avni Dehari në “Dossier D” thotë se vet kanë jetuar në Zvicër dhe e dinë se atje institucionet nuk bien në ndikim të politikës e as nuk korruptohen.

“Asnjë dyshim nuk kemi në punën e Institutit të Lozanës. Dyshimet i kemi te institucionet vendore”.

Ai thotë se është shumë e dyshimtë pse nuk i është dorëzuar raporti për djalin e tij kur ai dhe bashkëshortja i njohin tri gjuhët zyrtare të Zvicrës.

“Ata le ti bëjnë pastaj proceduarat dhe le ta përkthejnë por pse neve të mos na japin një raport. Si t’i besoj një prokurori kur thotë se nuk e kam raportin. Si guxon ai prokuror të mos mbaj një kopje të raportit në zyre”.

Avni Dehari thotë se do t’i drejtohen Institutit të Lozanës që t’ua dërgoj atyre një kopje të raportit.

Ai thotë se do ta mbyllin rastin me raportin e Institutit zviceran, por sipas familjes epilogu është i qartë: “Astrit Dehari është vrarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat