Zanieri i shqëtesuar për eksodin dhe papunesinë në Luginën e Preshevës, këto janë fjalët e Muharrem Salihut

Lajme

Zanieri i shqëtesuar për eksodin dhe papunesinë në Luginën e Preshevës, këto janë fjalët e Muharrem Salihut

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:42
Zanieri

Këshilltari komunal i Medvegjës dhe drejtori i forumit AFEDS, Muharrem Salihu ka zhvilluar një vizitë në Hagë, ku ka takuar krerët e lartë të Komesariatin e lartë për pakica kombëtare të OSBE, Lamberto Zanier dhe bashkëpunëtorin e tij Aleksandro Rotta.

Salihu shprehu shqetësimin për Medvegjën në takimin me kreun e OSBE-së për pakicat në Hagë

Salihu i shoqëruar nga ekspertë ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ka pasur një takim të hapur dhe miqësor me ambasadorin Zanier dhe bashkëpunëtorët e tij, ku janë shprehur shqetësimet për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, sidomos me pasivizimin e adresave të tyre. Sipas tij, ambasadori Zanier ka njohuri të thella për rajonin, përjashtuar Medvegjën për të cilën informacionet ishin të mangëta. “Kishim një bashkëbisedim të gjatë dhe shkëmbyem mendime dhe propozime për të sinkronizuar hapat e mëtejm”, theksoi Salihu, i cili në zgjedhjet e fundit me koalicionin “Për Medvegjën” fitoi dy këshilltarë, si pasojë e shlyerjes së votuesve shqiptarë.

Image

Zanieri: Serbia te hap vende te reja pune në Luginen e Preshevës për ta dnalur eksodin nga keto rajone 

I pyetur nga agejncia e lajemeve “Presheva Jonë” per dialogun mes Beogradit dhe Prishtnës Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Lamberto Zanieri pergjigjur qarte se “s’ka alternative tjeter mes Kosovës dhe Serbisë pos vazhdimit te dialogut ne Bruksel me shprese qe te angazhohen palet më me përkushtim ne hapjen e perspektivave te reja drejte BE-së. Vec kesaj pala kosovare dhe serbe duhet te pershpejtoje me precesin e dialogut ne Beograd,  duke rrespektuar dhe zbatuar marreveshjet sidomos me levizjen e lire, njohjen e diplomave etj..”

“Kosova ka shënuar progres, poor duhet te perqnderohet me shume ne hapjen e vendeve te lira pune, te angazhohet me shume ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupcioni me qëllim të përmasimit të imazhit të Kosovës qe do t’i hapte rruge të me tutjeme te integrimeve evopiane dhe ndërkombëtarë. Nese këto pika qe thash, sigurisht edhe migracioni, ikja e qytetarëve nga vendi do te reduktohet. Kjo vlene edhe per qeverine e Beogradit. Serbia te hap vende te reja pune në Luginen e Preshevës për ta ndalur eksodin nga keto rajon, sidomos ne Mededegjen e boshatisaur ”, ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Zannieri  ne fillim te bisedës për « Presheva Jonë »

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat