Fondacioni amerikan “Heritazh Gremel” këshillon Grenel që në punën me Serbinë të jetë sy hapur

Lajme

Fondacioni amerikan “Heritazh Gremel” këshillon Grenel që në punën me Serbinë të jetë sy hapur

Nga: F. B. Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:24
Richard Grenel

 Fondacioni amerikan “Heritazh” qendra hulumtuese me ndikim në Uashington e afërt me presidentin amerikan Donalt Tramp i ka rekomanduar të dërguarit special të ShBA-ve për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenel që në punën me Serbinë të jetë “me sy të hapur” shkruan “Blic”, përcjell “Bota Sot”.

“Disa politikanë serb kanë tregime të mira rreth asaj se duan të bëhen pjesë e bashkësisë trans-atlantike, ndërkohë që vazhdojnë të jenë të kthyer ka Kremlini”, ka tërhequr vërejtjen Fondacioni Heritazh Gremel dhe ka ofruar edhe rekomandime tjera për punën në Ballkan, ku sipas tyre asgjë nuk është thjeshtë.

Një nga rekomandimet është se përcaktimi i kufirit mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ndryshimi i kufijve është ide e keqe, pastaj se duhen marrë parasysh kontestet mes Serbisë dhe BE-së, që të punoj me Evropën dhe jo kundër Evropës, të tregoj durim në lidhje me përparimet e Kosovës dhe te “hap sytë” në ndikimin  e Rusisë në politikanët serbë.

“ShBA duhet të prano0jnë se ka pak gjasa se Serbia në një të ardhme të afërt të bëhet pjesë e strukturave perëndimore dhe se do të ishte naive të shpresohet për ndryshim të rëndësishëm të mënyrës së udhëheqjes së vendit” kanë vlerësuar në Fondacionin Heritazh.

Gazeta “Blic” përkujton se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pranuar pas takimit me të dërguarin Riçard Grenel para dhjetë dite se bisedimet kanë qenë shumë serioze edhe të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat