Reagon ashpër MASHT-i pas publikimit të fotografisë, thotë se do t’i dërgojë inspektorët në shkollë

Lajme

Reagon ashpër MASHT-i pas publikimit të fotografisë, thotë se do t’i dërgojë inspektorët në shkollë

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka reaguar pas publikimit të fotos së një shkolle në Prizren.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka reaguar ashpër ndaj rastit, i cili është paraqitur në media, ku shihet një person i rritur, që besohet të jetë mësimdhënës, dhe disa fëmijë në një shkollë në Prizren, me flamurin e shtetit turk dhe duke bërë përshëndetje ushtarake.

“Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë”, thuhet në njoftim.

MASHT po ashtu ka paralajmëruar  se gjatë ditës së sotme do të dërgojë inspektorët e arsimit në shkollën në fjalë për të marrë informacione zyrtare rreth këtij rasti, në mënyrë që të kenë informata të sakta për ta adresuar këtë rast dhe për të marrë masa ndaj përgjegjësve.

MAHT përmes këtij njoftimi, ka ftuar mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë komunitetin, që të reagojnë dhe ta paraqesin çdo rast të abuzimit me fëmijët, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbrohen fëmijët nga çdo lloj rreziku që iu kanoset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat