Mediat serbe: A e stopoi Medvedev ofensivën amerikane, Rusia qëndron pas Beogradit!

Lajme

Mediat serbe: A e stopoi Medvedev ofensivën amerikane, Rusia qëndron pas Beogradit!

Nga: F.B. Më: 21 tetor 2019 Në ora: 10:31
Medvedev

Si përgjigje ndaj aktiviteteve të Uashingtonit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe emërimit të dërguarit special u dërgua kryeministri rus me porosinë se Moska qëndron fuqishëm pas Serbisë, shkruan “Kurir”, përcjell “Bota Sot”.

Aleksandar Vuçiq presidenti i Serbisë ka theksuar pak orë pas vizitës së kryeministrit rus Dmitrij Medvedev në beograd se: “ia kemi dal që çështjen e Kosovës ta kthejmë në dyer të mëdha, në atë kohë kur kjo çështje për shumëkënd ishte e mbyllur”.

Është interesant se informata për vizitën e bashkëpunëtorit më të afërt të Putint, kryeministri Medvedev është publikuar në shtator pak ditë pasi u kumtua emërimi i Metju Palmer si përfaqësues i ShBA-ve për Ballkan, ku do merrej me dialogun, gjë që e bëri me 30 gusht.

Pas këtij konfirmimi, presidenti amerikan Donalt Tramp ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani si të dërguar special për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Biseduesit e “Kurir” vlerësojnë se me dërgimin e Medvedev në Beograd, Putin porositi Trampin se kjo është zonë ruse e ndikimit dhe në lidhje me çështjen e Kosovës pa te nuk mund të zgjidhet. Ardhja e Medvedevit nuk është e rastësishëm pikërisht në momentin kur ShBA u nisën në ofensivën se për çështjen e Kosovës duhet të zgjidhet me njohjen e ndërsjellë.

Vuçiq duke fol për Kosovën ka thënë se e kupton cila është ideja e Evropës dhe ShBA-ve dhe nuk është i lumtur për atë. Ka shtuar se kishte një bisedë të mirë me të dërguarin amerikan Grenel dhe se janë kuptuar mirë.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin si e shohin amerikanët, nuk do ta komentoja” ka thënë Vuçiq në Tv Prva dhe se “pozita e Serbisë është shumë e rëndë”. “Ia kemi dal që të kthejmë Kosovën në dyer të mëdha, kur për shumëkënd ishte çështje e mbyllur”, tha Vuçiq.

Diplomati Zoran Milivojeviç për Kuris ka thënë se para së gjithave, porosi e rëndësishme që ka dal nga Beogradi është se Rusia nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës dhe se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm bazuar në rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

“Porosia e dytë është se Rusia nuk do ta le Serbinë vetëm dhe se duhet të merret parasysh qëndrimi i Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kjo është shumë me rëndësi në këtë moment. Pauza nuk është e rastësishme kur ShBA kanë nisur ofensivën kanë dërguar të dërguarit e vetë, kur duan që zgjidhja e çështjes së Kosovës të përshpejtohet dhe zgjidhet me njohjen e ndërsjellë – tha Milivojeviç, ndërkohë në pyetjen a ka vend për lufton për ndikim mes fuqive në këtë nën qiell ai tha:

“Ka luftë për ndikim, duhet potencuar se edhe ky takim në Beograd ishte përgatitje për takimin mes Vuçiq e Putin që do mbahet në Soçi për më pak se dy muaj.

Sipas ish-ministrit të punëve të jashtme të SFRJ Vladislav Jovanoviç, Rusia ka vërtetuar mbështetjen ndaj Serbisë në lidhje me Kosovës por zëri i tyre tash dëgjohet më shumë kur ShBA kanë aktualizuar këtë temë.

“Vota e Rusisë në lidhje me Kosovën gjithnjë më shumë më fuqishëm po dëgjohet se në vitet e mëhershme. Kjo është pasojë e aktualizimit të kësaj çështje nga SHBA, por edhe aleatëve të saj dhe atë direkt në dëm të Serbisë”, ka thënë Jovanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat