Tre të plagosur në afërsi të Graçanicës, në mesin e tyre edhe djali i kryetarit të Shtimes

Lajme

Tre të plagosur në afërsi të Graçanicës, në mesin e tyre edhe djali i kryetarit të Shtimes

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Të dielën në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën Ferizaj – Lipjan, janë plagosur tre persona nga të shtënat me armë zjarri.

Media përmes burimeve mëson se në mesin e të plagosurve është edhe djali i kryetarit të Shtimes, Naim Ismajlit.

Ndërsa rastin se ka pasur të shtëna me armë zjarri në një lokal e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 20.10.2019, rreth orës 03:00, në rrugën Ferizaj – Lipjan, saktësisht në një lokal, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku lëndime trupore nga arma e zjarrit kanë marrë tre persona”.

“Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat