Bërnabiq falënderon kryeministrin japonez për Kosovën

Lajme

Bërnabiq falënderon kryeministrin japonez për Kosovën

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 14:42
Në ditën e parë të vizitës së saj, ajo u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq po qëndron për një vizitë treditore në Japoni. Ajo falënderoi kryeministrin e këtij vendi, Shinzo Abe për qëndrimin e siç tha ajo “të ekuilibruar në çështjen e Kosovës”.

Ana Bërnabiq po e viziton Japoninë me rastin e kurorëzimit të perandorit japonez, Naruhito.

Në ditën e parë të vizitës së saj, ajo u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Bërnabiq falënderoi shefin e ekzekutivit japonez për një pozicion të ekuilibruar në rastin e Kosovës.

“Japonia ka njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, megjithatë, në dy votat më të rëndësishme në skenën ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje, ata abstenuan, domethënë, ishin në anën serbe – gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat