Gjuriq sulmon Kurtin: Secilën ditë po dëshmon se është politikan ekstremist

Lajme

Gjuriq sulmon Kurtin: Secilën ditë po dëshmon se është politikan ekstremist

Nga: F.B Më: 21 tetor 2019 Në ora: 18:19
Marko Gjuriq

Albin Kurti nga dita në ditë po dëshmon se është politikan ekstremist, politikan i së kaluarës, që është i pa interesuar për ardhmërinë e popullit shqiptar, ka thënë (i ashtuquajturi) drejtor i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, shkruam “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai po tregon se nuk është i interesuar për paqe edhe stabilitet në regjion tha Gjuriq duke komentuar deklaratën e Kurtit se bashkësia e komunave serbe është e kaluar e largët, për të shtuar se secilën ditë i ik revizionizmit historik të ngjyrosur me ngjyrë një nacionale të tregimit të gjërave dhe ngjarjeve të së kaluarës.

"Sot kemi vërejtur se për atë pandërprerë zgjasin lufta e pare dhe e dytë dhe ai këtë e sheh si linjë ku serbët janë fajtor për çdo gjë duke harruar kohën e Luftës së Dytë, çfarë ka bërë Divizioni Skenderbeg që ishte një ndër divizionet me përbindësh nacionalist që ka kryer pastrim etnik ", ka thënë ai.

Gjuriq ka ftuar politikanët shqiptar që mos të përpiqen që mungesën e politikës për ekonomi, zhvillim dhe përparim ta ndërrojnë me politikën e urrejtjes. Mos të ndërrojnë politikën racionale për ardhmëri me politikën e urrejtjes dhe kthimit në të kaluarën.

"I ftoj që të mendohen dhe të i kthehen bashkëpunimit” , duke ndjekur shembullin e Vuçiqit që po angazhohet si të hiqen barrierat për qarkullim të lire të njerëzve, mallrave edhe kapitalit me qëllim që të rinjtë të mos ikin nga regjioni.

"frikësohem se kur dëgjojnë Kurtin që në momentin e parë duket simpatike, shumica shqiptare do të shoh se ajo nuk ka ardhmëri dhe do mendojnë të qëndrojnë në radhë për punësim larg kufijve të krahinës ", ka thënë ai.

Ai ftoi Kurtin që në vend të konfliktit, shovinizmit nga e kaluara të i kthehet ardhmërisë, raporteve normale me popullin serb, ndërsa ata që e shohin Kurtin si politikan të matur që i kthehet dialogut le të analizojnë çka po fol ai këtyre ditëve dhe çfarë ka bërë viteve të shkuara.

"Është e nevojshme që së bashku të mendojmë rreth kësaj në mënyrë që të përgjigjemi sfidave dhe kërcënimeve të separatizmit në Prishtinë që ka potencial që regjionin ta vendos në një jo stabilitet dhe problem të mëdha ", përfundoi Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat