Eksperti amerikan Hamilton: Palmer, njeriu që po anashkalohet

Lajme

Eksperti amerikan Hamilton: Palmer, njeriu që po anashkalohet

Nga: F.B Më: 22 tetor 2019 Në ora: 08:39
Palmer

Emërimi i Grenel si përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit është shprehje e politikës së Tramp se kërkon njerëz të, ndonëse ky emërim ka sjell ngatërrim në përpjekjet diplomatike amerikane, ka vlerësuar eksperti për Evropë në Universitetin “Xhon Hopkins” Daniel Hamilton, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Presidenti Donalt Tramp do dëshironte të arrinte një marrëveshje ndërkombëtare gjatë mandatit të vetë. Ideja e arritjes së zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën nj mundësi të tillë, Mirëpo ka kaluar pothuajse njl gjysmë viti pas ndonjë sukses në atë plan”, ka thënë Hamilton për Zërin e e Amerikës.

Sipas tij, Grenel është qartë e dukshme miku personal dhe bashkëmendimtar kur janë në pyetje shumë çështje, por tendenca e presidentit është komplikuar edhe nga misioni i të dërguarit special të Departamentit të Shtetit për Ballkan Metju Palmer.

"Palmer, që është një diplomat me përvojë kur bëhet fjalë për Ballkan, mbi vete ka Filip Riker kryesin e detyrës së ndihmës sekretarit për Evropa dhe Euro-Azi. Duke marr parasysh se ai mbikëqyr Palmerin, shumë vende në regjion duan që të vënë kontakt me te, duke anashkaluar Palmerin, për këtë shkak u marr vendimi interno që Palmer të jetë i dërguar special ", la sqaruar Hamilton.

Tash është paraqitur Riçard Grenel, një kanal shtesë diplomatik që anashkalon Plamerin që lidhet direkt me Shtëpinë e Bardhë.

"Grenel me këtë rast edhe më tutje kryen punën e ambasadorit amerikan në Gjermani, e cila ka rolin kryesor ne Bruksel dhe po ashtu ashpër kundërshton idenë që Serbia dhe Kosova të shkëmbejnë territore si një nga kushtet për arritjen e marrëveshjes së përhershme. Nuk besoj se Grenel mund të ketë mbështetje në ketë nga Bashkimi Evropian në tërësi ", vlerësoi Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat