Vogel: Pranimi formal i Kosovës përherë ka qenë qëllimi i fundit i BE-së

Lajme

Vogel: Pranimi formal i Kosovës përherë ka qenë qëllimi i fundit i BE-së

Nga: F.B Më: 22 tetor 2019 Në ora: 17:34
Ilustrim

Anëtari i Këshillit për Politikë dhe demokratizim dhe eksperti i politikës së jashtme të BE-së Tobi Vogel ka thënë se pranimi formal i Kosovës përherë ka qenë qëllimi i fundit , por publikisht qëllim i pashprehur i Bashkimit Evropian në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Vogel ka nënvizuar se njohja formal ka qene qëllimi i pathënë publikisht në dialog ” Normalizimi i plotë i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës kërkon njohjen e plotë” ka vlerësuar Vogel për Tanjug, duke komentuar lajmin se BE ka ndryshuar qëndrimin dhe se nga Beogradi do të kërkoj njohjen, gjë që e ka thënë edhe përfaqësuesi special i ShBA-ve në takim me Vuçiq, të cilën gjë e pa konfirmuar Vuçiq.

Ai ka sqaruar se “ çdo rezultat i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që nënkupton “më pak se njohja” do të dërgoj sinjal se pavarësia e Kosovës “ është e kushtëzuar dhe e pakryer”.

”Kjo do të trimëroj vendet anëtare që nuk e kanë pranuar Kosovën që të vazhdojnë me qasjen e tille dhe të bllokojnë Kosovën në rrugën evropiane dhe organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Vogel  për shkaqet e mos theksimit publik të politikës së BE-së.

Tobi Vogel përveç kësaj shtoi se nuk beson se politika e BE-së tash ndryshon dhe se njohja  plotë bëhet parakusht për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit, sepse BE ende nuk ka shefin e ri të diplomacisë që duhet të merret me këtë.

” Po ashtu një parakusht i tillë do të mbyste dialogun para se ai të filloj, kështu që nuk ka ansjë kuptim”, vlerëson Vogel.

Shkaku i tretë për çka BE nuk e ka kushtëzuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit me njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës sipas Vogel është s enjë kushtëzim i tillë nuk do pranohej nga 5 vendet e BE-së që vetë nuk  e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat