Lista Serbe: Duan që të nxjerrin deklarata për përfitim politik

Lajme

Lista Serbe: Duan që të nxjerrin deklarata për përfitim politik

Nga: F.B. Më: 23 tetor 2019 Në ora: 09:12
Lista serbe

Mediat serbe bazuar në kumtesën e Listës Serbe e vlerësojnë “dhunim të drejtësisë” vazhdimin e paraburgimit të personave të dyshuar Nedeljko Spasojeviç dhe Marko Roshiç, që sipas tyre është bërë pa asnjë bazë dhe dëshmi në dobi të rretheve politike, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Gazeta transmeton një kumtesë të lëshuar nga Lista Serbe, ku thuhet se ata janë të pafajshëm dhe tash e një vit po iu vazhdohet paraburgimi pa një vendim gjyqësor të ndershëm nga ana e gjyqësisë së Kosovës.

Sipas LS në këtë mënyrë duan që nga Spasojeviç dhe Roshiç përmes presionit të nxjerrin deklarata që iu duhen për qëllime të planeve politike që janë zier në Prishtinë para ndërhyrjes brutale në veri të Kosovës në vitin që shkoi.

Kumtesa e LS përkujton Prokurorinë në Prishtinë se nxjerrja me presion e deklaratës është vepër penale sipas konventave ndërkombëtare dhe ligjeve të Kosovës dhe përbën dhunë institucionale pa presedan.

Sipas tyre nuk ka padrejtësi më të madhe dhe krim se mbajtja në kazamate qoftë edhe një ditë dhe jo tash e 11 muaj të Spasojeviç e Roshiç , që përbën krim ndaj tyre, familjeve të tyre dhe popullit serb në tërësi, e gjithë kjo në sy të bashkësisë ndërkombëtare, që përfiton mjete duke tregua përralla për sundimin e ligjit dhe drejtat e njeriut në Kosovë.

LS fton prokurorin që të publikoj faktet konkrete kundër këtyre dy personave, gjë nuk i ka, konstaton LS duke kërkuar lirimin e tyre dhe të arrestuarve tjerë serb dhe opinionit të ja paraqesin dëshmitë konkrete që kanë nëse i kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat