Ish-eprori i UÇK-së: Komandant ta quash Albin Kurti mashtrues është budallaki dhe naivitet

Lajme

Ish-eprori i UÇK-së: Komandant ta quash Albin Kurti mashtrues është budallaki dhe naivitet

Nga: N.Sh Më: 23 tetor 2019 Në ora: 12:03
Ramush Haradinaj

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt, i cili e ka quajtur Albin Kurtin mashtrues.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se, me quajt mashtrues Kurtin ende pa qenë në pushtet është inati, budallaki dhe naivitet politik.

Sipas tij, Haradinaj po e quan mashtrues një njeri i cili ka mbi 200 mijë vota.

Miftari ka përmendur rastin e ish prokurorit Elez Blakajn i cili ka lëshuar Kosovës pas kërcënimeve që ka marrë.

Postimi i plotë:

Komandant ta quash mashtrues Albin Kurtin hale pa qen njeri kurr në pushtet gjer sot ësht shprehje e inatit,budallakis dhe naivitetit tuaj politik ...pasi nuk e dim akoma a ësht Albini mashtrues a jo tek ardhmerija e tregon kët ndoshta ësht ma i keqi por ndoshta ësht ma i miri ,mos harro se mashtrues po equn një njeri që e kan votuar mbi 220.000 votues shqiptar si meju qujt ata votuesut e "mashtruesit Kurti" juve për demarkacjonin me Malin e Zi për Qakorrin,për liberalizimin,për rritje e pages vetit dyfish në vendin ma të varfer në Europ e magjër,si meju qujt Komandant juve për 50 miljonat e Palit që ja dhurut Bektell Enkes,,,, si meju qujt komandant për dhjetra ministri e zavendës ministra qeveri ma e madhe sesa edhe qeverija e Kina që e bët ju ,si meju qujt kur ju mbanit pushtet me ndihmen e listes Serbe dora e Beogradit në Kosovë,si me qujt arrogancen tuaj kur pyteshit me të drejt për shpenzimet anorme të bugjetit të Kosoves,apo si me qujt naivitetin veprimin tuaj si kryminister i Kosoves kur gozhdojshe prokurorin special Elez Blaken i cili kishte ikur pikrisht nga kercnimet e deputetve_desperadosve dhe bashkluftarve tuaj për aferen e veteranve të rrejshum.

Komandant ruje veten mos ja fut nga shpati se po se rujte veten nuk ju ruan as nuk ju kursen askush më,lufta që kaqen moti nuk ju jep të drejt ta shkatrroni ardhmerin me dekada e shekuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat