Vuçiq për “Financial Times”: Çfarë mund të bëjë, të qaj, të bëj grevë urie para selisë së Komisionit Evropian?

Lajme

Vuçiq për “Financial Times”: Çfarë mund të bëjë, të qaj, të bëj grevë urie para selisë së Komisionit Evropian?

Nga: F.B. Më: 23 tetor 2019 Në ora: 12:46
Aleksandar Vuçiq

Duhet vetë të kujdesemi për vetën, kjo është mënyra e vetme dhe jo të mbështetemi vetëm në fqinjët perëndimor ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke komentuar vendimin e BE-së që mos të hap bisedimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Një vendim i tillë është ndërmarr përkundër përpjekjeve për reforma si në Shqipëri edhe Maqedoni, gjë që dëshmon qartë se “nuk varet çdo gjë nga ne” ka thënë në intervistën për "Financial Times".

“Ata përherë kanë fol se ‘varet nga shpejtësia e reformave tuaja.. tash janë më të ndershëm. Tash të paktën thonë, nuk varet çdo gjë nga ju” ka thënë Vuçiq duke pyetur: “Çfarë mund të bëjë, të qaj, të bëj grevë urie para selisë së Komisionit Evropian?” në Bruksel.

“Nuk dua të bëjë këtë, askush nuk do ta bëjë këtë” tha ai

Vuçiq ka thënë se refuzimi i BE-së ndaj dy vendeve ballkanike e arsyeton politikën e tij të forcimit të lidhjeve me Kinën dhe Rusinë.

Sipas gazetës londineze Beogradi është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje të tregtisë së lirë me Unionin Euro-aziatik të premten dhe po ashtu të angazhohet për integrim regjional.

"Duhet vetë të kujdesimi për vetën, kjo është mënyra e vetme dhe qasja e vetme, çdo gjë tjetër është papërgjegjësi", tha Vuçiq.

Sipas gazetës këto komente forcojnë frikën e humbjes së ndikimit të BE-së në Ballkan, pas refuzimit të liderëve të saj për hapjen e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.

"Duhet të bëjmë më shumë për bashkëpunimin tonë dhe mos lëvaremi nga vendimet e Këshillit të Evropës, apo qeverisë holandeze, apo asaj daneze se si do vendos për ne", tha ai.

Gazeta britanike përkujton se me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore Vuçiq ka nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi sipas modelit Shengen që parashikon qarkullim të lirë për mallra njerëz edhe kapital mes këtyre vendeve.

Në deklaratë janë ftuar edhe vendet tjera në rajon të bashkohen me qëllim krijim të tregut të përbashkët prej 18 milionë njerëzve.

Sipas Vuçiq, pas kësaj që ndodhi me refuzimin për këto dy vende, duhet të i “kthehemi vetës dhe njëri-tjetrit duke mbetur në rrugën evropiane, por duke mos prit mëshirë nga askush".

Ai ka thënë se është gati që të harmonizoj tatimin dhe vlerën e shtuar me qëllim ndikimi në investime me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore ku do krijohej tregu prej 12 milionë njerëzve mes tri vendeve.

Gazeta përkujton se Serbia ka hap bisedimet e bashkëngjitjes me BE ne vitin 2014 dhe llogaritet me pak e përgatitur për anëtarësim se Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat