Kërcënohet vushtrriasi: “Kam me ta nxi jetën, ja kam me të vra, ja kam me të lonë në kolicë…”

Lajme

Kërcënohet vushtrriasi: “Kam me ta nxi jetën, ja kam me të vra, ja kam me të lonë në kolicë…”

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:22
Ilustrim

Një banor i komunës së Vushtrrisë dyshohet se është kanosur për herë të dytë me jetë nga një i dyshuar i kësaj komune.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 derisa ankuesi ka deklaruar se ka pranuar një telefonatë nga një person mashkull  i cili sipas tij i kishte thënë “Veç mos dilsh prej shpije se ki me pa kush jam“

32 vjeçari ka njoftuar se në bazë të zërit dyshon se bëhet fjalë për një të dyshuar me inicialet G. B, emër i njohur për redaksinë, i cili edhe në dhjetorin e vitit të kaluar e kishte kanosur me fjalët “Kam me ta nxi jetën, ja kam me të vra, ja kam me të lonë në kolicë”.

Policia deri më tash nuk ka arritur ta arrestojë kërcënuesin ndërsa është në kërkim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat