Ambasadori i ri amerikan, Anthony Godfrey, zbarkon në Beograd

Lajme

Ambasadori i ri amerikan, Anthony Godfrey, zbarkon në Beograd

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:58
Anthony Godfrey

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, ka zbarkuar sot në Beograd, për ta pasuar në këtë pozitë, ish-ambasadorin Kyle Scott.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar vetë faqja e ambasadës së SHBA’së në twitter, duke i dëshiruar mirëseardhje Godfrey.

“Mirësevini në Serbi. Ambasadori i ri i SHBA’së në Serbi dhe gruaja e tij kanë arritur në Beograd. Ata kanë edhe një javë kohë përpara për të njohur qytetin. Çfarë do t’i rekomandoni për të eksploruar. Ditët e tyre të para do t’i ndajmë me ju në rrjete sociale”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

E pas këtyre ditëve relaksuese në kryeqytetin serb, pas fillimit të punës në javën qe vjen, Godfreyn e pret një punë shumë e madhe.

Ai po ulet në karrigen e ambasadorit, në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke synuar që me çdo kusht të arrihet një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për një iniciativë të tillë kanë emëruar dy Përfaqësues Special, Matthew Palmer për rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe Richard Grenell në mënyrë specifike vetëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat