Palmer: Mosnjohja e statusit të Kosovës nga Serbia është atuja kryesore e Rusisë për vazhdimin e ndikimit në regjion

Lajme

Palmer: Mosnjohja e statusit të Kosovës nga Serbia është atuja kryesore e Rusisë për vazhdimin e ndikimit në regjion

Nga: F. B. Më: 24 tetor 2019 Në ora: 13:43
Palmer

I dërguari special i sekretarit të shtetit Metju Palmer ka vlerësuar se BE me refuzimin e fillimit ti bisedimeve për bashkëngjitje për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore ka dërguar sinjal të keq Kosovës dhe Serbisë se marrëveshja nuk do të thotë edhe rrugë evropiane, transmeton “Zëri i Amerikës” përcjellin “Politika” dhe “Bota Sot” duke shtuar se qëllimi i ShBA-ve dhe BE-së është zgjidhja e çështjes së Kosovës, por disa vende anëtare dërgojnë porosi tjera.

"Ne jemi këtu që të mbështesim procesin dhe inkurajojmë në arritjen e marrëveshjes. Por duam që ata të jenë të vetëdijshëm çka ju ofrohet, pse është me rëndësi të arrihet marrëveshja për normalizim. Kjo është arsyeja pse vendimi refuzues për Shqipërinë dhe Maqedoninë është kaq dekurajues. Pasi është dërguar sinjal i keq për Prishtinën edhe Beogradin dhe ajo është se duhet bërë gjëra të vështira, të merren vendime të vështira, të arrihet kompromis por edhe më tutje mund të refuzoheni në rrugën evropiane” ka thënë Palmer.

Kjo situate ju mundëson Kinës edhe Rusisë të rrisin ndikimin ne Ballkan.

„Qëllimi primar i Rusisë është të evitohet integrimi euroatlantik i regjionit, që ta mbajë të ndarë, të dobësuar dhe të varur nga Moska dhe gazi. Ata duan të evitojnë marrëveshjen e Kosovës me Serbinë dhe Bosnja të bëhet shtet jo funksional dhe rrugën e Maqedonisë dhe Malit të Zi drejt NATO-së... Mosnjohja e statusit të Kosovës nga Serbia është atuja kryesore e Rusisë kur bëhet fjalë për Serbinë”, mendon ai.

Interesi i Kinës në Ballkan më shumë janë komerciale, ndërsa Turqia është lojtar me rëndësi në Ballkan që e sheh Ballkanin si “kopshtin e vetë”.

Ai ka thënë se me ambasadorin Grenel dëgjohen çdo ditë dhe kanë strategji të përbashkët të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

"Ambasadori Grenel posaçërisht është i interesuar të identifikoj nxitjet afariste edhe ekonomike që të mund të shfrytëzohen në avancimin në frontin politik. Po bëhet angazhim në bashkësisë afariste të dy vendeve që të nxitet bashkëpunim dhe kompromis në çështjet ku përfitime do të kenë qytetarët, gjë që nuk heq nevojën për arritjen e zgjidhjes politike” ka thënë Palmer.

Puna që aktualisht bëhet nga dy diplomatët është e kufizuar për shkak se Kosova nuk ka qeveri, por Palmer shpreson se kjo do tejkalohet shpejtë dhe të vazhdoj dialogu me Serbinë.

„Presim që qeveria e Kosovës të punoj ne heqjen e taksës, ndërsa Serbia të ndaloj në fushatën e de legjitimimit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe të krijoj atmosferë për kompromis”, ka thënë Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat