Palmer nesër në Shkup, gjatë javës viziton edhe Prishtinën

Lajme

Palmer nesër në Shkup, gjatë javës viziton edhe Prishtinën

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 17:59
Mathew Palmer

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Gjatë javës ai pritet ta vizitojë edhe Prishtinën.

Palmer, siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departmentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat