Pendarovski: Nëse fillon ndryshimi i kufijve në ish-Jugosllavi do të bëhet katasrofa

Lajme

Pendarovski: Nëse fillon ndryshimi i kufijve në ish-Jugosllavi do të bëhet katasrofa

Nga: F.B Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 12:33
Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski mendon se pa bashkësinë ndërkombëtare nuk mund të ketë marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai përsëriti qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve si një nga zgjidhjet, duke theksuar se kujdeset për shtetin e tij dhe më e rëndësishme është të mbetet në kufijtë që është, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë se deklaratë e tij më herët ka pasur reagime negative të qeverisë serbe, gjë që është legjitime."Nuk kam problem me atë. Unë kujdesem për vendin tim, më e rëndësishmja është që vendi të mbetet në kufijtë ekzistues", tha Pendarovski për RTS.

Pa bashkësinë ndërkombëtare shprehet ai, nuk mund të ketë marrëveshje, ndonëse vullneti i Prishtinës edhe Beogradit është përmbajtjesor.

"Mendoj se nuk duhet lejuar mbylljen e çështjes së Kosovës dhe të hapen çështjet e tjera në regjion dhe mos të ketë efekt domino ", tha ai.

Edhe nëse ndodhë ndryshimi i kufijve thotë Pendarovski, faktori ndërkombëtar duhet ofroj garanci se zgjidhje mes Prishtinës edhe Beogradit nuk vlen për ta.

"Megjithatë mendoj se do të jetë katastrofë, nëse nisen në ndryshimin e kufijve në të gjithë ish-Jugosllavinë apo Evropën Jug-lindore ", tha  Pendarovski dhe shtoi se kjo do ishte "zgjidhje anakronike".

Ai pret garanci ndërkombëtare nëse ndodhë ndryshimi, që ajo nuk do godet Maqedoninë dhe integritetin e saj territorial.

"ne bisedojmë që të bëhemi anëtar, delegacioni ynë në një takim në Bruksel jo zyrtarisht i është thënë se në rrethet e larta evropiane po mendohet për alternativën për anëtarësi që quhet zona evropiane ekonomike. Kjo është formë e tregut të gjerë evropian, por jo të jeni anëtar politik i institucioneve ", tha Pendarovski.

Ideja për një samit të Ballkanit perëndimor dhe BE-së ka synim që qartë të potencoj pakënaqësinë me atë.

"Mendoj se ne që jemi goditur me këtë duhet të nënshkruajmë deklaratë, që pas kaç viteve nuk na shkon ndërmend që të kënaqemi me zonën ekonomike ", përfundoi Pendarovski.

Ai paralajmëroi vizitën e vetë zyrtare në Serbi me 22 nëntor në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat