Hoxha për Kossev: Ka të dhëna të reja, akuzat për vrasje të Ivanoviqit këtë muaj

Lajme

Hoxha për Kossev: Ka të dhëna të reja, akuzat për vrasje të Ivanoviqit këtë muaj

Nga: F.B Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 13:00
Oliver Ivanoviq

Kundër të dyshimtëve për për implikim në vrasjen e Oliver Ivanoviq, , Marko Roshiç dhe Nedeljko Spasojeviç në ditët e ardhshme do shpallet akuza ka thënë për “Kossev” prokurori special Sylë Hoxha.

"Këtë muaj në 15 deri 20 ditët e ardhshme do të ngritët aktakuza ", ka thënë Hoxha, duke shtuar se Prokuroria Special ka të dhëna të reja lidhur me vrasjen dhe opinioni do njihet me to kur shpallet aktakuza.

Marko Roshiçit dhe Nedeljko Spasojeviçit ditë më parë i është zgjatur paraburgimi edhe për dy muaj.

Avokati i Roshiçit, Mahmut Halimi në kohën e zgjatjes së paraburgimit ka thënë se prokuroria nuk ka prezantuar asnjë fakt të ri që do të arsyetonte mbajtjen e mëtutjeshme të klientit të tij në burg.

Që të dy këta persona janë pjesë e Policisë së Kosovës dhe ndodhen në paraburgim që nga 23 nëntori 2018.

Në atë kohë është arrestuar edhe një polic tjetër (Dragisha Markoviç), por ai është liruar më pas. Kryetari i Listës Serbe po ashtu është një ndër të dyshimtët e implikuar në këtë vrasje për të cilin ka një fletarrestim të lëshuar.

Deri më tani në bazë të hetime dihet se shtatë persona dyshohen për implikim në vrasjen e Ivanoviqit, pesë emra tashmë janë konfirmuar– Nedeljko Spasojeviç, Marko Roshiç, Dragisha Markoviç, Milan Radoiçiç, Silvana Arsoviç.

Në aksionin e fundit të policisë në veri lidhur me rastin janë arrestuar polici R. B., ndërsa i dyshimti tjetër Zh. B. , ia doli të largohet dhe është në arrati.

Oliver Ivanoviç është vrarë me 16 janar 2018 dhe deri tani ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat