Kosova me marrëveshje bashkëpunimi Lituaninë dhe Estoninë

Lajme

Kosova me marrëveshje bashkëpunimi Lituaninë dhe Estoninë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 17:14
Foto nga takimi

U nënshkrua protokolli teknik i bashkëpunimit në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, në mes të Kosovës dhe Lituanisë. Ky protokoll do të krijojë një urë bashkëpunimi në sektorin e transportit ndërmjet dy vendeve me qëllim të integrimit të komunitetit tonë të transportit në tregjet evropiane.

Protokolli në fjalë u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertëve të të dy ministrive të linjës kryesuar nga Xhemë Veseli, drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor-  udhëheqës i delegacionit të Kosovës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

MI thotë se një protokoll i këtij niveli ndërkombëtar është nënshkruar edhe Estoninë.

 Nënshkrimi i këtyre dy protokolleve, ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës - Lituanisë dhe Estonisë, si dhe  do të bëhet e mundur çasja e operatorëve kosovarë rezident, në tregun ndërkombëtarë të udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike si dhe duke iu krijuar operatorëve tanë mundësinë e lëvizjës së lirë të udhëtarëve dhe mallrave drejt vendeve Baltike dhe vendeve skandinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat