Simiq: Palmer na ka thënë se nuk ka qeveri pa Listën Serbe

Lajme

Simiq: Palmer na ka thënë se nuk ka qeveri pa Listën Serbe

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 18:04
Igor Simiq dhe Mathew Palmer

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë sot se zyrtari amerikan, Matthew Palmer beson se qeveria e Kosovës nuk mund të formohet pa përfaqësuesit e Listës Serbe.

Delegacioni i Listës Serbe foli me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer të premten, ndërsa sot Igor Simiq ka thënë se ishte një bisedë në të cilën nuk u pajtuan në disa pikëpamje, mirëpo ranë dakord që Qeveria e Kosovës duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Qeveria duhet të repektojë rregulloret e Kosovës që do të thotë të respektoj përfaqësuesit legjitimë të komunitetit serb”, ka deklaruar Palmer.

Sipas Simiqit, Palmer ka thënë se shmangia e Listës Serbe është një shkelje flagrante e Kushtetuës dhe të gjitha rregulloret e kundërshtojnë atë që Albin Kurti e deklaron.

Simiq ka theksuar se taksa ndaj Serbisë duhet të shfuqizohet dhe t’i hapet rrugë dialogut.

“Ekziston frika se ky proces do të vazhdojë të mbetet i bllokuar për një kohë të pacaktuar, kryesisht për shkak të ngurrimit të politikanëve shqiptarë për të hyrë në procesin e themelimit të institucioneve”.

Palmer pritet që nesër të vizitojë Beogradin dhe të takohet me përfaqësues të shtetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat