Stefanoviq i reagon Palmerit për Kosovën

Lajme

Stefanoviq i reagon Palmerit për Kosovën

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 09:14
Nebojsha Stefanoviq

Qëllimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe kjo është rruga në të cilën po shkohet dhe nëse vendi ynë do të anëtarësohet është një çështje për BE-në, jo për Amerikën.

Kështu tha ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Ministri serb e tha këtë si përgjigje ndaj një deklarate të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në Prishtinë, se Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së derisa ta njohë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat