Sassoli: PE angazhim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Lajme

Sassoli: PE angazhim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 14:25
David Sassoli

“Ne nuk do të rrimë në qetësi, por do të impenjohemi për një votë pozitive gjatë votimeve të ardhshme të Komisionit Evropian”, deklaroi sot Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, duke folur për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një videomesazhi, Sassoli u shpreh se “sot do të vizitojë vendin e bukur të Maqedonisë së Veriut dhe për pak javë do të vizitojë Shqipërinë”.

“Këto vizita janë të rëndësishme për mua personalisht, janë udhëtime e mia të para jashtë Bashkimit Evropian. Vende mike, vende që duam që së shpejti t’i fusim në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Ne e dimë, vijoi Presidenti i PE-së, se “njerëzit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri janë zhgënjyer kur kanë mësuar se disa shtete kanë refuzuar aderimin e vendeve të tyre në Bashkimin Evropian”. “E kuptoj dhe këtë shqetësim dhe e ndaj me ju”, tha ai.

Sassoli vlerëson se këto vende kanë zbatuar dhe plotësuar të gjitha kriteret dhe kanë bërë një punë të shkëlqyer. “Keni merituar besimin tonë, dhe për këtë gjë u shpreh edhe Komisioni dhe Parlamenti Evropian si dhe maxhoranca e qeverive të BE-së”, tha ai.

Sasoli u shpreh se “ky vendim nuk prezanton fundin e diskutimit”. “Parlamenti Evropian, shtëpia e demokracisë evropiane do ju shoqërojë në këtë rrugëtim. Ne nuk do të rrimë në qetësi, do të impenjohemi për një votë pozitive gjatë votimeve të ardhshme të Komisionit Evropian”, tha ai.

“Kam një mesazh për të rinjtë e këtyre vendeve: Mos i humbni shpresat. Ju lutem mos humbni shpresat , dhe mos hiqni dorë nga e ardhmja evropiane. Bëhuni pjesë e familjeve tona, dhe do të bëheni së shpejti anëtare. Kjo familje do ju presë me besim dhe shpresë”, tha Sassoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat