Haziri reagon për marshin ndaj Astrit Deharit, përmend vrasjet e Krasniqit, Malokut, Imerit, Mustafës...

Lajme

Haziri reagon për marshin ndaj Astrit Deharit, përmend vrasjet e Krasniqit, Malokut, Imerit, Mustafës...

Nga: D. B Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 16:10
Personat e vrarë pas luftës

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se  marshi i sotëm për Deharin, thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën.

Pas kësaj deklarate ka reaguar opininisti Nexhat Haziri, ku përmes një postimi në Facebook ka pyetur se kush duhet të reagojë për vrasjet tjera të pas luftës.

“Po vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Haki Imerit, Xhemajl Mustafes, Smajl Hajdarajt, Shaban Manajt, Ismail Berbatovcit, Ismet Rracit, kolonel Tahir Zemes e të tjerë që u vranë nga UCK-ja dhe mos zbardhja e këtyre vrasjeve a është damge e zezë në ndërgjegjen kolektive tonën si shoqëri. Edhe sot, si përgjithësi këto 20 vite, thirrjet për zbardhjen e këtyre rasteve, kukuvajkat e sotit për Astrit Deharin, nuk po i konsiderojnë edhe këto si thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën, e vërtetë kjo që do ta pastronte UCK-në nga kriminelet dhe do t'ia ngriste vlerën që i takon. Mos valle Xhema dhe te tjerët  e meritonin vrasjen e tyre. Hipokrita”, ka shkruar opinionist Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat