Daçiq: Nuk ka arsye për vendosje të sanksioneve nga ShBA për Serbinë

Lajme

Daçiq: Nuk ka arsye për vendosje të sanksioneve nga ShBA për Serbinë

Nga: F.B Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 09:02
Ivica Daçiq

Serbia nuk shkel sanksionet që Amerika ka vendos në importin e armatimit rus dhe nuk duhet të ketë problem, ka thënë ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, shkruan”Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij, Serbia nuk ka shkel sanksionet e vendosura ndaj importuesve të pajisjeve edhe armatimit nga Rusia, ndonëse ka paralajmëruar se në Beograd dë të vij Tomas Zarzecki, drejtor në Departamentin e Shtetit i ngarkuar për vendosje të sanksioneve Rusisë dhe atyre që shkelin sanksionet.

Daçiq ka përkujtuar se pikërisht për këtë arsye të hetimit të shkeljes së sanksioneve ai ka qëndruar në 60 vende të ndryshme.

“Ai do të takohet edhe bisedojë në Ministrinë e Jashtme dhe Ministritë e Mbrojtjes edhe atë të Financave me zyrtarë, dhe dëshiron të njihet me situatën” ka thënë Daçiq.

Si shkruan gazeta, Uashington ka miratuar ligjin për kundërvënien ndaj armiqve amerikan përmes sanksioneve që i kanë vendosur jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe Iranit edhe Koresë së Veriut.

Me ligj përcaktohet se sanksione mund të i vendosen të gjithë atyre që realizojnë “ transaksione në sektorin ushtarak apo informativ” me këto vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat