Njohësi i emergjencave paralajmëron vërshime në Kosovë

Lajme

Njohësi i emergjencave paralajmëron vërshime në Kosovë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, duke pasur parasysh motin e lig që ka nisur të mbretërojë në vendin tonë nuk e përjashton mundësinë e vërshimeve.

“Paralajmërimi i Sektorit të Hidrologjisë të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) për mundësinë e vërshimeve të shpejta për shkak të reshurave të shiut që do përfshijnë vendin tonë në ditët në vijim, duhet të merret seriozisht nga institucionet emergjente të Republikës së Kosovës, me qëllim marrjen me kohë të masave të duhura preventive, ashtu që dëmet e mundshme në rast të këtyre vërshimeve të jenë sa më të vogla”, ka shkruar Ahmeti

Ndryshe, mot i lig po merr edhe në Shqipëri, ku disa qytete tashmë janë vërshuar nga uji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat