“Vdes” PDK-ja, mevludin ia këndon Ramush Haradinaj!

Lajme

“Vdes” PDK-ja, mevludin ia këndon Ramush Haradinaj!

Nga: N.Sh Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:25
PDK

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme Parlamentare të mbajtura para një muaji në Kosovë, kanë filluar talljet e mëdha me partitë politike, konkretisht me PDK-në e cila doli e treta, AAK-në, koalicionin NISMA-AKR por edhe me PSD-në e cila ishte humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve.

Shumë tallje e ironizime janë bërë edhe me disa kandidatë për deputetë nga këto parti, të cilët populli i “goditi” dhe i ndëshkoi ashpër me votën e tyre.

E sot, pas publikimit të rezultateve të KQZ-së, po shpërndahet një fotografi për “vdekjen” e PDK-së.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie thuhet se e pamja për burra mbahet te Ramiz Lladrovci, i njohur me nofkën e re tashmë “pilifunci”, kurse e pamja për gratë mbahet te Ganimete Musliu, e njohur për disa skandale që i ka bërë në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë fotografi shaka kanë bërë edhe me Ramush Haradinajn, për të cilin thuhet se do të këndon mevludin për PDK-në.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat