Ngritet aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës që iu bashkua ISIS-it

Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës që iu bashkua ISIS-it

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:31
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 paragrafi 2 të KPRK-së.

Ai në vitin 2015 kishte lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ku ka shkuar në territorin e Republikës së Maqedonisë, dhe ka kontaktuar me përkrahës të organizatës terroriste ISIS, dhe më pastaj në kohë të pa vërtetuar të muajit gusht 2015, me pasaportë të falsifikuar në emër të një personi nga Shkupi përmes Greqisë, ka udhëtuar me autobus për në Stamboll, nga aty ka shkuar në kufi të shtetit të Sirisë.

“I pandehuri A.M., me të arritur në Siri i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, ku pas trajnimeve taktike dhe luftarake ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë ku edhe më 26.07.2017, është arrestuar nga forcat Kurde, ku ka qëndruar deri më 19.04.2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri A.M., ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 paragrafi 2 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat