Erdhi dita: Pas Rugovës, për herë të parë Kosova po udhëhiqet nga njerez të shkolluar

Lajme

Erdhi dita: Pas Rugovës, për herë të parë Kosova po udhëhiqet nga njerez të shkolluar

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 15:20
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Erdhi dita: Pas Rugovës, per here te pare Kosova po udhehiqet nga njerez te meqëm, nga njerez të shkolluar. Albin Kurti krejt dhjetëshe ne studime, Vjosa Osmani e ka radhen t’i tregoj notat nëse don. Kosova deri tash u udhehoq nga bashybyzuk, nga “nepismena” me shkolle te mesme ose me diploma te blera apo falce?! Dhe krejt ndoshta normale pse ajo ka ngecur ne cdo sfere, me perjashtim te korrupcionit dhe krimit, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Profesorët e Albin Kurtit kane rrëfyer se çfarë studenti ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu janë siguruar edhe provimet e punuara nga Albin Kurti, si dhe rezultatet e provimit pranues në Fakultetin Teknik. Profesorët e përshkruajnë si një student ndryshe nga të tjerët.

Image

Ishte viti 1993 kur Albin Kurti kishte aplikuar në Fakultetin Teknik, në drejtimin Telekomunikacion dhe Informatikë. E rezultatet e provimit pranues e riradhiten atë si kandidatin e parë që plotësoi testin qind për qind.

Këtë e rrëfen Salem Lepaja, profesor i Kurtit në atë kohë.

“Albin Kurti ishte i pari në regjistër me pikët maksimale nga shkolla e mesme dhe provimi pranues. Numri maksimal i pikëve ishte 300 e Albini i kishte marrë të gjitha”, tha Salem Lepaja.

Mirëpo i befasuar nuk mbeti vetëm nga provimi pranues. Kulmi për Lepajën ishte kur në vitin e tretë të studimeve, Albin Kurti bëhet studenti i cili e kalon lëndët e tij në afatin e parë dhe me notën 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat