Daçiq: Shqipëria duhet të kërkojë falje publike, duhet që të distancohet nga deklaratat e bëra nga Cakaj - Bota Sot
Daçiq: Shqipëria duhet të kërkojë falje publike, duhet që të distancohet nga deklaratat e bëra nga Cakaj

Lajme

Daçiq: Shqipëria duhet të kërkojë falje publike, duhet që të distancohet nga deklaratat e bëra nga Cakaj

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:21
Daçiq dhe Cakaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nervozuar fort me një deklaratë e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili ka thënë se Serbia është fajtore për vrasjen e 12 mijë shqiptarëve, deportimin e miliona njerëzve dhe dëmet miliona dollarëshe që janë shkaktuar gjatë luftës së fundit.

Daçiq ka thënë se Shqipëria përveç që duhet të kërkojë falje publike, duhet që të distancohet nga deklaratat e bëra nga Cakaj, pasi siç thotë Daçiq ai ka ofenduar shtetin dhe popullin serb.

“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres kërkimfaljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiq teksa ka përmendur deklaratat e Cakajt.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë.

Sipas tij deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat