E mitura nga Lipjani shtatzënë në QKUK – Policia nis hetimet

Lajme

E mitura nga Lipjani shtatzënë në QKUK – Policia nis hetimet

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 12:22
Ilustrim

Policia e Kosovës u detyrua të nisë hetimet ndaj një të miture, e cila shkoi në QKUK shtatzënë.

E mitura është nga fshati Mirenë i Lipjanit.

Policia, thotë se ka intervistuar familjarët e të dy palëve, të miturës e burrit të saj.

“Njësitet Policore kanë shkuar në QKUK dhe kanë intervistuar të miturën e cila ka deklaruar se është e martuar me dëshirë”, thuhet në raport.

Lidhur me këtë janë intervistuar edhe prindërit e dy familjeve të cilët kanë deklaruar se martesa është bërë me dëshirë të dy palëve edhe me ceremoni martesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat