Pamjet nga plagosja në Duplex

Lajme

Pamjet nga plagosja në Duplex

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 11:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtunën rreth orës 2:00 të mëngjesit ka ndodhur një përleshje me armë zjarri pranë një klubi të natës në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Media ka siguruar disa video që janë xhiruar nga kamerat e klubit ku ndodhi përleshja.

I dyshuar për plagosjen e katër rojeve të klubit të natës “Duplex” në Prishtinë, po del të jetë Astrit Mehmeti i njohur me nofkën “Llepota”.

Policia ka bërë të ditur se ka arritur t’i identifikojë personat e përfshirë në këtë rast si dhe ka konfiskuar tre armë që dyshohet të jenë përdorur për shkaktimin e plagëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat