Vuçiq: Mini-shengeni shumë i rëndësishëm për Serbinë, ja sa miliona do të kursehen nga marrëveshja

Lajme

Vuçiq: Mini-shengeni shumë i rëndësishëm për Serbinë, ja sa miliona do të kursehen nga marrëveshja

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 13:16
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër

Fill pas deklaratës së kryeministrit maqedonas Zaev, në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, fjalën e mori presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi se marrëveshja e “mini-shengenit ballkanik” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj.

“Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë”, deklaroi ai.

Më tej shtoi se nga kjo marrëveshje të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë.

Njësoj si Zaev, Vuçiq lajmëroi se qytetarët e rajonit do të mund të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin vetëm me letërnjoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat