Mediat serbe publikojnë dokumentin dhe arsyen se pse Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës

Lajme

Mediat serbe publikojnë dokumentin dhe arsyen se pse Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 12:59
Flamuri i Kosovës

Republika e Ganës e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë sot ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq.

Ndërkohe mediat serbe kanë publikuar edhe dokumentin e tërheqjes së njohjes për Kosovën nga Republika e Ganës.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Integrimit Rajonal të këtij vendi thuhet se njohja e Kosovës ishte vendim i nxituar që nuk kishte marrë parasysh disa çështje të caktuara.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës si një shtet të pavarur sepse shkel Marrëveshjen e Helsinkit dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, thuhet në shënimi diplomatik të Ganës drejtuar Serbisë.

Në dokument të cilin e ka siguruar mediumi serb Tanjug, thuhet se Gana vendosi në vitin 2012 ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran, e ndjekur nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, por ai vendim doli të ishte i nxituar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat