Skandali i rrahjes së sekretarit nga nipi i Jakup Krasniqit, flasin nga Ministria e Tregtisë

Lajme

Skandali i rrahjes së sekretarit nga nipi i Jakup Krasniqit, flasin nga Ministria e Tregtisë

Nga: G.B Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:59
MTI

(E plotësuar) - Pas lajmit se nipi i Jakup Krasniqit ka sulmuar fizikisht sekretarin e MTI-së, lidhur me këtë rast për gazetën “Bota sot” janë deklaruar edhe nga kjo ministri.

Nga zyra për media nga kjo ministri, kanë thënë se policia po merret me rastin dhe se ndoshta ka qenë mosmarrëveshje e jo rrahje.

“Policia është duke u marrë me rastin. Nuk e dimë a ka ndodhur një gjë që ju po e pohoni apo diçka tjetër. Nuk kemi ende diçka konkrete, zyrtare, për arsye se nuk duam ta prishim procesin. Nuk ka pasur ashtu sulme siç po pretendoni por ndoshta mund të ketë pasur keqkuptime ose mosmarrëveshje”, kanë thënë nga MTI.

Ndërsa se a ka qenë nipi i Krasniqit ai që e ka sulmuar sekretarin e kësaj ministrie, ata kanë thënë se nuk e dinë kush ka qenë.

“Nuk e di kush ka qenë. Nuk kam informacion”, kanë thënë nga ministria për “Bota sot”.

Skandal në Ministrinë e Tregtisë, nipi i Jakup Krasniqit rrah sekretarin

Një skandal ka ndodhur sot në Ministrinë e Tregtisë rreth orës 14:00.

Gazeta “Bota sot” nga burimet e saj ka marrë vesh se nipi i Jakup Krasniqit, e ka rrahur sekretarin e kësaj ministrie, Burim Rreci, në zyrën e tij.

Lidhur me këtë gazeta ka kontaktuar Policinë, por që nuk kanë qenë të qasshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat