Deklarata e Vuçiqit për takimin me Macronin që po ndërlidhet me Kosovën

Lajme

Deklarata e Vuçiqit për takimin me Macronin që po ndërlidhet me Kosovën

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 17:45
Vuqiç dhe Macron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq do të jenë të pranishëm në Forumin e Paqes të organizuar nga presidenti francez, Emanuel Macron në Paris.

Ky event do të mbahet sonte në kryeqytetin francez, teksa pritet të ketë edhe takime bilaterale mes presidentëve.

Madje, gjatë ditës së nesërme presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka paralajmëruar se do të ketë një bashkëbisedim me presidentin francez, Emanuel Macron.

Vuçiq e ka quajtuar këtë si “takimin, ndoshta më të rëndësishëm ndonjëherë”.

Qëndrimi tre-ditor i presidentëve në Paris, sipas mediave në Beograd pritet të sjellë edhe diskutime dhe konkluda të rëndësishme lidhur me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Kjo kur dihet angazhimi i madh i Francës për ndërmjetësim në rinisjen e dialogut mes palëve, që do të çonte në arritjen e një marrëveshjeje finale, që sipas palës kosovare duhet të jetë gjithsesi me njohje reciproke. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat