Aksion i BIA-së serbe në fabrikën e armëve në Uzhice: Arrestohen tre punonjës të fabrikës edhe një shqiptar?

Lajme

Aksion i BIA-së serbe në fabrikën e armëve në Uzhice: Arrestohen tre punonjës të fabrikës edhe një shqiptar?

Nga: F.B Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim

Gazeta “Novosti”  ka njoftuar për një aksion të BIA në fabrikën e municionit, ku janë arrestuar dy persona : B.G. dhe shqiptari Sh.D. për shkka të vjedhjes së dokumentacionit për prodhimin e municionit të kalibrit 12,7 mm, përcjell “Bota Sot”.

Me urdhëresë të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd janë arrestuar tre persona punëtorë të PD "Prvi partizan" nga Uzhica dhe S. D. Nënshtetas i Maqedonisë veriore dhe pronar i PD "Ars group"  nga Shkupi për keqpërdorim dhe dhënie të mitos.

Janë arrestuar ish-inxhinieri në këtë ndërmarrje B.G. nga Uzhica, N. I. Nga Pozhega konstruktor në repartin e pjesëve dhe makinave  në PD “Prvi Partizan” dhe  M.M. Është kumtuar në prokurori.

B.G. dhe shqiptari Sh. D. Janë arrestuar për shkak të vjedhjes së dokumentacionit për prodhimin e municionit të kalibrit 12,7 mm.

Të dyshimtëve iu është caktuara masa e mbajtjes për 48 orë dhe ata përveç fletëparaqitjes penale për shkak të intervistës nga prokurori janë në mbajtje.

Ata ngarkohen se veprën penale e kanë kryer përmes shitjes së dokumentacioneve tjera që i takojnë ndërmarrjes “Prvi partizan” nga Uzhica dhe ka të bëjë me shitjen e armëve dhe municionit.

Po ashtu të dyshimtët ngarkohen edhe me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe dhënie të mitos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat