Vuçiq: Kosova nuk mund të bëhet pjesë e UNESCO, trashëgimisë serbe në Kosovë i duhet mbrojtja

Lajme

Vuçiq: Kosova nuk mund të bëhet pjesë e UNESCO, trashëgimisë serbe në Kosovë i duhet mbrojtja

Nga: F. B. Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:47
Aleksandër Vuçiq

Vuçiq ka deklaruar sot se UNESCO është ajo që duhet të jap përgjigje se dialogu ndërshtetëror paqësor, toleranca dhe shkëmbimi ndërshtetëror janë shumë me rëndësi për ruajtje të stabilitetit, këtë ai e deklaroi në konferencën e 40-të të UNESCO në Paris, ku shprehu besimin se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

"Kemi raporte të mira me UNESCO dhe nuk ka asnjë doze frike se ndokush mund të prish rregullin se anëtar i UNESCO mund të jenë vetëm shtetet e pranuara ndërkombëtare. Kjo do të thotë se jam i bindur se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e UNESCO dhe se Serbia në këtë organizatë me rëndësi do ketë sukses të mbroj interesat e saj edhe në të ardhmen", ka thënë ai.

Sipas tij UNESCO është organizata që përsëri respektohet, që shihet edhe për nga numri i pjesëmarrjes në konferencë.

Për serbët UNESCO është me rëndësi në mbrojtjen e objekteve kulturore e historike në Kosovë, sikurse edhe për zhvillimin e arsimit me planet dhe programet e saj strategjike.

Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte edhe një mundësi që Serbia të mbroj integritetin territorial dhe të tërheq vërejtjen në katër xhevahiret  në jug të Ibrit – Patriarkanen e Pejës, Manastirin e Graçanicës, Prizrenin dhe Deçanin si dhe varrezat që janë rrezikuar nga ata që s pranojnë shtetin e Serbisë.

Vuçiq tha se akoma ka presione ndaj trashëgimisë serbe në Kosovë dhe asaj i duhet mbrojtja, andaj është me rëndësi ajo që do miratohet këtu sepse ndikon në ruajtjen  paqes  edhe stabilitetit dhe ruajtjen e trashëgimisë.

Kjo është me rëndësi për secilin komb dhe për të gjithë botën, andaj Serbia do respektoj rezolutat e UNESCO-së.

Sipas tij trashëgimia serbe në Kosovë që është në mbrojtje të UNESCO-së është në rrezik, duke përmendur manastiret në Deçan, Pejë dhe Graçanicë.

"Kjo është trashëgimi kulturore me rëndësi jo vetëm për serbët por edhe për Evropën”, prandaj Serbia është e gatshme të bashkëpunoj  afërt me të gjitha vendet e UNESCO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat