Policia publikon pamjet e aksidentit të rëndë, për t’i paralajmëruar gjithë shoferët (+18)

Lajme

Policia publikon pamjet e aksidentit të rëndë, për t’i paralajmëruar gjithë shoferët (+18)

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:25
Policia publikon pamjet e aksidentit të rëndë, për t’i paralajmëruar gjithë shoferët (+18)

Policia në Nottingham të Anglisë kanë lëshuar një pamje të tmerrshme të një aksidenti të rëndë, që la një student me lëndime të rënda trupore.

Shoferi i automjetit, David Price është dënuar me 18 muaj burg për vozitje të rrezikshme pas këtij aksidenti. Atij i është ndaluar që të vozisë për 29 muaj, thuhet sipas raporteve.

65-vjeçari ishte duke vozitur automjetin në Nottinghamshire më 8 qershor, 2018, kur u përplas për disa vetura pasi dështoi të reagonte me kohë.

Ai e përplasi automjetin e tij në një Renault Clio të cilin po e voziste një student, raporton Nottinghamshire Live.

Kujdes, kjo video përmban pamje shqetësuese:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat