Përfundimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të bëhet me 2020 thotë kandidati për Komisarin Evropian për zgjerim Oliver Varhelji

Lajme

Përfundimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të bëhet me 2020 thotë kandidati për Komisarin Evropian për zgjerim Oliver Varhelji

Nga: F.B Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:15
Oliver Varhelji

Kandidati për Komisarin Evropian për zgjerim Oliver Varhelji në dëgjimin para Këshillit të Politikës së jashtme të Parlamentit Evropian ka porositur se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe duhet të ketë perspektivë kredibile për hyrje në BE, shkruan “Kurir” përcjell “Bota Sot.

 “Kjo është në interesin tonë gjeo-politik, duhet të fokusohemi në ndikimin e reformave në terren, ashtu që ato të maten përmes prosperitetit, kualitetit të jetës dhe lirive të qytetarëve” tha Varhelji.

 Ai kërkoi që s amë parë të bëhet hapja e bisedimeve të bashkëngjitjes me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe të përfundoj suksesshëm dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

 “Do të punojmë së bashku me shefin e diplomacisë Zhosep Borel në synimin që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të përfundoj me 2020, tha diplomati hungarez Varhelji, kandidat për Komisar Evropian për zgjerim

Ai ka thënë se nëse zgjidhet komisar për zgjerim dhe fqinjësi fokusi i tij do të jetë sundimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike, por edhe në integrimin në fusha të BE-së edhe para anëtarësimit në BE në fushata si agjenda digjitale, e gjelbër, transport edhe energjetikë.

 Varhelji potencoi efikasitetin më të mirë në ofrimin e ndihmës së vendeve në rrugën e anëtarësimit në BE.

 “BE duhet te jetë e gatshme të pranoj regjionin, ndërsa reformat e brendshme mund të shkojnë paralel” ka thënë ai.

Diplomati hungarez shprehu bindjen se përkundër shqetësimit nga disa vende gjatë samitit të BE-së në tetor, "askush nuk ka vë në pyetje përcaktimin e BE-së për hyrje të vendeve të Ballkanit në BE ".

 “Perspektiva e BE për Ballkanin është e pandryshueshme dhe unë do përpiqem dhe punoj deri në fund” ka thënë Varhelji.

 Ai tha se nëse zgjidhem komisar, menjëherë do angazhohem në punën me vendet e BE që kanë “rezerva” kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit.

 

Sipas tij sundimi i ligjit është “shqetësimi kyç” që kanë disa vende, andja në atë fushë duhen shtuar përpjekjet me partnerët nga Ballkani.

 “përderisa nuk ka progres në sundimin e ligjit, nuk mund të ketë progres në bashkëngjitje BE-së” tha Varhelji.

Varhelji nuk mend se " i gjithë kuadri i politikës së zgjerimit duhet të ndryshohet", por ai angazhohet në “përmirësimin e metodologjisë”, ashtu që vendet “duan edhe munden” të lëvizin më shpejtë të ju sigurohet qasje e shpejtë në BE.

Si prioritet të tij, nëse zgjidhet komisar, Varhelji përmendi mbylljen e ndarjes ekonomike ndërmjet vendeve të BE-së dhe vendeve kandidate.

“Do të punoj në 5 vitet e ardhshme në mbylljen e kësaj ndarje dhe të sjellim prosperitet dhe zhvillim në ato vende”, ka thënë Varhelji.

Në pyetjen si do sillet ndaj politikës kombëtare hungareze kur të emërohet komisar, Varhelji tha se do punoj "i pavarur si shërbyes i BE-së".

“Si komisar do punoj në mënyrë të pavarur dhe nuk do të jem pjesë e asnjë qeverie por i Komisionit Evropian dhe do përcjell vetëm  politikën e BE-së” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat