Shqiptari që shpalosi flamurin shqiptar në Tivar dëbohet dhe dënohet 300 euro

Lajme

Shqiptari që shpalosi flamurin shqiptar në Tivar dëbohet dhe dënohet 300 euro

Nga: F.B Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 17:35
Ilustrim

Shqiptari I.D. (64 vjeçar) në Tivar ka prish rendin dhe qetësinë publike duke shpalos flamurin e Shqipërisë, është dënuar me para dhe është dëbuar nga Mali i zi, ka kumtuar Drejtoria e Policisë, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Sipas policisë kjo ka ndodhur gjatë manifestimit të ditës së gështenjës që mbahet në Tivar.

Policia në qytetin e Tivarit i ka dorëzuar Gjykatës përkatëse për kundërvajtje kërkesën për nisjen e procedurës kundër I.D. njoftojnë mediat.

Gjykata këtij personi i ka shqiptuar masën e dënimit me mjete në masën 300 euro dhe bazuar në Ligjin për kundërvajtje i është shqiptuar masa mbrojtëse të dëbimit të huajve nga territori i Malit të Zi në kohëzgjatje prej një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat